Fejohet Britney Spears, tregon unazen diamant

0

Një ndër yjet e Hollywood më e komentuar për lidhjet e saj të dashurisë është 36-vjeçarja, Britney Spears. Prej disa kohësh Britney është përfolur në media për lidhjen e saj me 23-vjeçarin, Sam Asghari, për të cilin u aludua në media se qëndronte pranë këngëtares për famë dhe para. Por duket se mediat janë gabuar pasi çifti ka shkëmbyer unazat dhe aktualisht janë të fejuar.

Loading...

Diva e muzikës botërore është fotografuar në plazh në Hawai, me rroba plazhi të verdha të cilat nxirrnin në pah format perfekte fizike, dhe ajo çfarë binte në sy ishte edhe unaza diamanti që këngëtarja mbante në dorën e majtë, pra në gishtin e fejesës.
Fejesa e tyre është mbajtur e fshehtë në media, por duket se ky detaj e ka “tradhtuar” këngëtaren.

Loading...

Lini nje pergjigje