Dje u zyrtarizua si drejtor i burgut në Tepelenë, por deklarata e sotme e Ramës i ‘fut frikën’

0
359

Redi Rama u zyrtarizua një ditë më parë si drejtori i ri i burgut të Bënçës në Tepelenë. Por me siguri që ai nuk mund të jetë i qetë pas deklaratave të sotme të kryeministrit Rama. Ky i fundit tha se drejtorët e rinj të Burgjeve, Hipotekave dhe Spitaleve janë në provë për tre muaj.

“Drejtorët e rinj në Spitale, Burgje dhe Hipoteka janë tre muaj në provë. Nuk është çështje partie, pasi të gjitha kanë mëkatet e tyre. Në harkun e këtij mandati ndryshimi do të jetë shumë i ndjeshëm” tha Rama gjatë një konference për shtyp me gazetarët në qytetin e Lezhës, aty ku qeveria është zhvendosur për dy ditë.

Konkurset e zhvilluara për drejtuesit e rinj të institucioneve janë të dyshimta sa i përket transparencës. Çuditërisht në çdo rast janë shpallur fitues vetëm kandidatë të njohur për lidhjet me Partinë Socialiste.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here