Apple thyen rekord, shet 300 milion dollarë aplikacione për një ditë

0
157

Përdoruesit e Apple në mbarë botën shpenzuan një rekord prej 300 milionë dollarëve për blerjen ose shkarkimin e aplikacioneve dhe lojrave nga App Store në ditën e parë të Vitit të Ri 2018.

 

 

“Ne jemi të kënaqur me reagimin ndaj App Store-it të ri, sidomos tani që njerëzit kanë parë kaq shumë aplikacione dhe lojëra të reja”, tha Phil Schiller, nënkryetar i lartë i Apple për Marketingun Botëror.

Për më tepër, gjatë javës duke filluar në prag të Krishtlindjeve, një numër rekord klientësh kanë blerë aplikacione nga App Store, duke shpenzuar mbi 890 milionë dollarë në periudhë shtatëditore.

App Store e sapo dizajnuar, e shfaqur me iOS 11 në shtator, gjithashtu ka bërë gjetjen dhe zbulimin e aplikacioneve dhe lojërave shumë më të lehtë për më shumë se gjysmë miliardë konsumatorë që vizitojnë App Store çdo javë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here