Me ardhjen e Arta Markut: Dosja “Xibraka”, prokuroria nuk paraqet rekurs në Gjykatën e Lartë

0
119

Prokuroria nuk ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë për dosjen “Xibraka”.

Tashmë ka kaluar afati prej 45 ditësh për paraqitjen e rekursit për dosjen “Xibraka”.

Nëntë të pandehurit janë dënuar vetëm për akuzën e prodhimit të lëndëve narkotike.

Në muajin nëntor, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda pranoi kërkesën e nëntë të pandehurve për dosjen “Xibraka”, të cilëve iu njoh gjykimi i shkurtuar. Rrjedhimisht, sipas trupës gjyqësore të Apelit, nga aplikimi i gjykimit të shkurtuar secili nga të pandehurit përfiton një të tretën e uljes së dënimit. Mes të shpallurve fajtorë është edhe Ermal Hoxha, nipi i dikatorit Enver Hoxha, të cilit nga 10 vite burg që vendosi Shkalla e Parë, nga Apeli iu dha dënimi me 6 vjet e 8 muaj burgim.

Për të kërkuarin nga drejtësia Genci Xhixha dhe për Saimir Batkun gjykata vendosi 8 vjet e 7 muaj burgim, ndërkohë që për Gentian Gjonajn dhe Klement Dalipin nga 7 vjet e 3 muaj burgim.

Pesë muaj më parë shkalla e parë vendosi 104 vite burgim për të akuzuarit, mes tyre edhe kolumbianët Cezar Avila, i dënuar nga Apeli me 6 vjet e 8 muaj burgim dhe Valter Moreno, i dënuar po nga Apeli me 8 vjet burgim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here