Lëvizjet në prokurori/ Gjata: Marku s’ka kompetenca, po synohet kapja e KLP

0
184

 

Konstitucionalisti Çlirim Gjata e cilësoi Kryeprokuroren e përkohshme të paligjshme, për shkak se zgjedhja e saj u bë në shkelje të Kushtetutës. Gjata tha se për zgjedhjen e Arta Markut u përdor një dispozitë kalimtare, e cila mund të përdoret vetëm për një rast, kur Prokurorit të Përgjithshëm i ndërpritet mandati para afatit.

“Çfarë po ndodh sot? Marku bazuar në kompetencat e saj si prokurore e përkohshme nuk ka kompetencat e një Prokurori të Përgjithshëm me mandat të plotë, ndaj çdo lëvizje që ajo po bën në prokurori nuk janë të ligjshme.  Atëherë çfarë po ndodh? Të gjitha lëvizjet synojnë të kapin konferencën e prokurorëve, e cila do të zgjedhë 6 anëtarët e KLP-së. Pra po synohet kapja e KLP nga politika”, tha Gjata.

Sipas tij, Kryeprokurorja e përkohshme ka lëvizur madje edhe drejtuesin e Prokurorisë së Durrësit, i cili është emëruar në atë detyrë me dekret të Presidentit.

“Kush është kjo kryeprokurore që del mbi dekretin e Presidentit? Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik”, tha Gjata.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here