Këshilltarët e djathtë thirrje Erion Veliajt: Tërhiqu nga rritja e çmimit të ujit

0

Kreu i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku, i bëri thirrje Erion Veliajt të reflektojë dhe të tërhiqet nga vendimi për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, pas kritikave nga Autoriteti i Konkurrencës.

Loading...

Z. Çollaku thotë se rrija e çmimit te ujit do të ndikojë në buxhetin dhe ekonominë familjare, do të shtojë varfërinë, do të mbyllë bizneset.

“Opozita kishte të drejtë. Autoriteti i Konkurrencës i jep të drejtë këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak Tiranë.

Rritja e çmimit të ujit është e papërligjur.

Ftoj Kryetarin e Bashkise Tirane, te relfketoje kete vleresim te Autoritetit te Konkurences ne anullimin e takses se Rritjes se Cmimit te Ujit per banoret e Tiranes.

Rrija e cmimit te ujit do te refletkohet rende ne buxhetin,ekonomine e cdo qytetari te Tiranes dhe do te shtoje varferine,mbylle biznese e perkeqesoje jetesen.

E ftoj Kryetarin e Bashkise te terhiqet nga ky akt i papergjegjshem dhe i paperligjur”, shkruan Çollaku në rrjetet sociale.

Loading...

Lini nje pergjigje