Ja vendet më të preferuara për të bërë seks

0
394

Ndonëse dhoma e gjumit do të mbetet gjithmonë vendi numër “një” për seks, as hapësirat e tjera nuk janë për t’u nënçmuar. Kuzhina gjendet në vendin e dytë dhe për shumicën është vend i preferuar i kënaqësisë erotike.

A ankoheni vazhdimisht se është humbur epshi në jetën tuaj seksuale? E po, çka ju pengon të krijoni gatishmëri aventuriere dhe novatore? Zbukurojeni jetën tuaj seksuale me ndihmën e listës së 8 vendeve më të këndshme për seks… apo së paku le t’ju inspirojnë që të gjeni versionin tuaj! Pak guxim dhe do t’i kujtoni gjatë gjithë jetës!

Në veturë

Hapësirë e vogël, por komode, pasi makina është “çerdhja” e dashurisë për shumë çifte. Filmat dhe reklamat madje e lidhin shpesh seksin me makinat. Në një makinë të vogël temperatura rritet shpejt dhe nuk duhet shumë për t’u ndier si Kate Ëinslet në krahët e Leonardo di Caprio-s. Për arsye sigurie, duhet përcaktuar situata: ose ta ngasësh ose të ndalosh diku e ta shijosh!

Në plazh

Çfarë ka më romantike se sa perëndimi i diellit në një cep plazhi bosh diku nga jugu? Asgjë, sidomos nëse këtij momenti romantik i shtohet edhe kënaqësia fizike. Aroma e detit shton dëshirën seksuale, era e lehtë përkëdhel trupat dhe zhurma e dallgëve shton joshjen. Të bësh “scrub” me kokrrizat e rërës apo më keq akoma me gurët e rivierës nuk është shumë e këndshme. Ndaj mos harroni diçka për të shtruar poshtë.

Në zyrë

Është ndjesi fantastike nëse partneri punon me ty, por e rrezikshme, pasi puna mbetet punë! Frika se mos ju kapin rrit kërshërinë në maksimum. Nëse ndodh që ju zbulojnë, mund të rrezikoni edhe largimin nga puna.

Në aeroplan

Udhëtimi për pushime mund të zgjasë rreth 2 orë, ndaj pse të mos provoni diçka të re në banjën e vogël të avionit tashmë që rrugën e njihni mirë?! Sipas disa studimeve, lartësia rrit kënaqësinë seksuale. Për të shmangur kapjen në flagrancë, sigurohuni që dyert të mbyllen dhe të veproni shpejt, pasi banjat e avionit kontrollohet shpesh nga stjuardesat.

Në pishinën e hotelit

Nëse keni zgjedhur të kaloni pushimet në një hotel, mund të shfrytëzoni pishinën e vogël të tij gjatë natës ose ambientet e saunës, relaks dhe kënaqësi e paparë fizike! Jeni pothuajse të zhveshur, është errësirë, ndaj do të jetë më e lehtë për t’u afruar. Zakonisht natën pishinat e hoteleve pastrohen duke iu hedhur dezinfektues, ndaj duhet të jeni të vëmendshëm. Ndërsa në sauna me temperatura që shkojnë deri në 90° bëni kujdes të mos nxitoni. Dalëngadalë!

Në ashensor

Kush nuk ka pasur, sikur një herë të vetme, frikë nga bllokimi i ashensorit? Nëse ndodh këtë herë, “fajin” e ke vetëm ti, pasi ke shtypur “stop”! Kënaqësia është e garantuar! Ndjesia e boshllëkut, e cila krijohet nga ashensori, shton kënaqësinë seksuale. Nëse ashensori nuk e disponon butonin “stop” dhe juve nuk ju duhet të ngjisni shumë kate, atëherë duhet të jeni shumë, shumë, shumë të shpejtë!

Në banjat e lokaleve

Ndiz pasionin tënd dhe të partnerit teksa në rrëmujën e lokalit të natës, pa e kuptuar askush, ju niseni drejt cepit të ambientit. Banjat e lokaleve kanë në pjesën më të madhe hapësira të mjaftueshme dhe frika e rrit kënaqësinë. Bëni kujdes të mbyllni dyert nëse nuk doni të kapeni në mes të aksionit!

Në kinema

Të zhytur në errësirë e të ulur në poltrona komode, është e vështirë të mos tundohesh. Megjithatë ju këshillojmë të shkoni në oraret e paradites, ku shfaqet një film jo shumë i ndjekur, pasi kështu do të shmangni turmën e njerëzve. Ka shumë mundësi që ti dhe partneri nuk do të mbani mend asgjë nga filmi, por nuk do të harroni kurrë atë paradite magjike. Të humbësh fundit e filmit mund të jetë acaruese. ndaj ju këshillojmë të nisni menjëherë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here