Ja si e zbulova që e dashura më tradhtonte me dy meshkuj të tjerë

0
491

Një burrë 23-vjeçar ka rrëfyer për “The Sun”, tradhtinë që ia ka bërë e dashura e tij. Ai ka treguar se e ka zënë të dashurën duke bërë seks në një klub, por tani është në dilemë se çfarë duhet të bëj.

Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e tij të plotë:

Kam zbuluar se e dashura ime kishte marrëdhënie seksuale me një djalë tjetër derisa ishte jashtë në një klub një natë. A duhet të këmbëngul që ajo të mos dalë pa mua?

E dashura ime është 24 vjeçare, unë jam 23 vjeçar dhe ne jetojmë së bashku që prej një viti. Që kur nisën bashkëjetesën, ajo del çdo mbrëmje dhe çdo fundjavë.

Përfundimisht vendosa të kapja sendet e mia dhe të kthehesha tek prindërit e mi, por ajo më pas premtoi se do të rrinte më shumë me mua në shtëpi, nëse kthehesha. Por, ne patëm një krizë tjetër disa ditë më vonë, kur kuptova se ajo kishte bërë seks edhe me një djalë tjetër.

Ajo më tha se ai ishte shumë më i mirë se unë në seks, dhe se ajo nuk e kishte të dashur, thjesht po kërkonte atë çfarë i mungonte. A po gaboj që ende dëshiroj që ajo të më kthehet, nëse nuk del më shpesh? A duhet të vazhdojë i vetëm?

Përgjigja e psikologes:

Ti nuk dëshiron të ndihesh si rojtar burgu i saj. Thuaj asaj që ju doni të qëndroni me të nëse ajo dëshiron të kalojë më shumë kohë me ju.

Ajo që tha për seksin ishte shumë e dëmshme. A keni folur të dy rreth asaj se si të përmirësoni jetën tuaj seksuale? Nuk do të funksionojë nëse nuk e bëni. Shiko, fletëpalosja ime “Si të kesh seks të çmendur” mund t’iu ndihmojë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here