Fevziu test analistëve për kabinetin qeveritar, Muç Nano nuk njeh dy ministrat e Ramës

0
235

Analisti Mustafa Nano në debatin televiziv për punën e bërë nga qeveria për 100 ditët e saj pas zgjedhjeve të Qershorit nuk ka njohur dy nga ministrat e Kabinetit Rama 2.

Blendi Fevziu në “Opinion” në të cilin janë duke folur për sukseset dhe dështimet e qeverisë në këto 100 ditë, i ka bërë një test panelistëve për njohjen e ministrave të kabinetit duke treguar vetëm fotot e tyre.

Mustafa Nano nuk ka arritur të njohë dy ministret Sonila Qato dhe Etilda Gjonaj. Nano duke komentuar ministrat e ka quajtur ministrin e Bujqësisë NIko Peleshi “ korçari”.

Ndërsa Iris Luarasi nga kabineti Rama 2 nuk ka njohur Zëvendës Kryeministren Senida Mesi, përpara se të emrërohej në këtë post. Luarasi për punën e bërë të qeverisë në këto 100 ditë i ka vënë notën 6.

Analisti Mark Marku nuk e ka kaluar punën e qeverisë Rama 2 duke i vënë notën 4.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here