VIDEO/ A e mbyll Rama mandatin? Ja si përgjigjet Lulzim Basha

0
147

I ftuar në ‘Fakt’ të gazetarit Çim Peka në SYRI.net, kreu i opozitës Lulzim basha ju ka bërë  thirrje shqiptarëve që ti bashkohen protestës së 27 janarit.

Basha tha se shqiptarët e kanë në dorë largimin e Edi Ramës.

‘Unë i bëj thirrje çdo intelektuali çdo shqiptari që të jenë në këtë protestë. Ky njerëzit i trajton si dele, i detyron të shesin votën, pastaj i braktis. Kjo është filozofia e Edi Ramës. Prandaj kërkesa për pjesëmarrje nuk është as e tepër dhe as e pavend. Protesta është një mjet i opozitës, ndërsa objektivi është që banditët të shkojnë në burg dhe të zbatohet Reforma në drejtësi, sepse sot nuk kemi reformë në Drejtësi. Sapo u bë kapja e prokurores, u lirua Orest Sota, u kthyen pasaportat, pra kemi një ushtrim të mirëmenduar nga kupola politike, të Ramës, Gjuknurit, Ahmetajt Çakos, të cilët duan të ndalin drejtësinë, për të ndalur efektet e një drejtësie të vërtetë.

Pra e gjitha kjo që po ndodh ka vetëm një qëllim të mbrojë Edi8 Ramën.

Unë kam bindjen më të thellë se shqiptarët e bashkuar do të largojnë këtë aleancë. Dua tu them shqiptarëve që kjo qeveri kjo aleancë e krimit me Edi Ramën kryeministër, që është shkaktari i varfërisë, merr fund. Pra është në dorën e njerëzve që të marrë fund. Për të treguar se ky është një pushtet që nuk i takon këtij grupi ujqërish është protesta.

Shqiptarët duhet ta dinë se PD është e vetmja familje vlerash, e cila nuk ka pranuar në asnjë çast të shkelë mbi këto vlera, dhe jo vetëm që nuk i ka shtrirë dorën krimit, por edhe kur i ka shtrirë dorën krimi por e ka refuzuar. PD është një parti që nuk bën kompromis me krimin. Mandati i Ramës është në dorë të shqiptarëve. Nëse shqiptarët vendosin që ky nuk e mbyll mandatin, ai nuk e mbyll mandatin. Nëse shumica e shqiptarëve dalin në 27 janar, jam i bindur që ai do rrëzohet’, deklaroi Basha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here