Tjetër kallëzim penal ndaj kryeprokurores Arta Marku

0
182

Pas bashkëshortes së tij, prokurores Rovena Gashi, edhe ish-Kryeprokurori Dritan Gina ka kallëzuar penalisht Kryeprokuroren e Përkohshme Arta Marku. Mësohet se Gina ka depozituar këtë të mërkurë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda kallëzim penal ndaj Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku. Kallëzimi i Ginës vjen vetëm një ditë pas largimit të tij nga detyra me vendim të Kryeprokurores Marku.

Kallëzimi penal ndaj Markut bëhet për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Sipas kallëzimit, Gina pretendon se Kryeprokurorja ka shkelur ligjin, pasi nuk ka kompetenca të bëjë shkarkimin dhe transferimin apo largimin e drejtuesve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here