Terror në Paris: Persona të armatosur me sëpata sulmojnë hotelin e famshëm Ritz-Carlton

0
143

Pesë persona të maskuar dhe të armatosur me sëpata kanë terrorizuar klientët dhe stafit e një prej hoteleve më të njohur në botë, Ritz-Carlton në Paris të Francës.

Personat duket se kanë patur për qëllim të grabisin sendet me vlerë nga hoteli me pesë yje, pasi kishin dëgjuar se aty fshihet një diamant me vlerë mbi 3 milion euro. Mësohet se këta persona kanë arritur të vjedhin bizhuteri që kapin vlerën e miliona eurove.

Personat e  maskuar, ata kanë hyrë nga dera kryesore rreth orës 18:00.

Policia i është përgjigjur në kohë rekord alarmit të stafit të hotelit dhe ka mbërritur në vendngjarje ku ka arrestuar 3 nga 5 grabitësit. Dy të tjerë kanë arritur të largohen.

BBC raporton se bizhuteritë e vjedhura kapin vlerën e 4 milionë eurove. Ende nuk dihet nëse këto bizhuteri janë rikuperuar pas arrestimit të tre prej hajdutëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here