Ndotja alarmante në Fushë-Krujë; Ministria e Mjedisit e pafuqishme për ta ndalur

0
251

Kemi hyrë në atë që Qeveria e ka shpallur vitin jubilar të Skënderbeut. Turistët vendas dhe të huaj që shkojnë në Krujë, në Kalanë e Skënderbeut gjatë rrugës pranë fshatit Krastë përballen me një pamje të rënduar.

Gropat e gëlqeres që djegin goma dhe sende te ndryshme shkaktojnë një ndotje të atillë që duket me sy të lirë edhe nga Tirana.

Sikur të mos mjaftonte ndotja që shkakton në këtë zonë, fabrika e çimentos dhe gurorët, ka dhe disa vatra të furrave të gëlqeres, që lëshojnë të pakursyer në ajër shtëllunga të zeza tymi, duke çliruar në ajër dy helme të rrezikshme, dioksinë dhe furanë.

Banorët thonë se janë mësuar me retë gjigante të tymit që ngrihen mbi shtëpitë e tyre çdo ditë, por janë të pafuqishëm për t’i gjetur një zgjidhje.

Niveli i lartë i ndotjes në Fushë-Krujë, konkretisht në fshatin Krastë është fakt i pakontestueshëm edhe për ministrin e Mjedisit, Blendi Klosi.

“Këto janë gropa për djegien e gëlqeres që janë 100 për qind të jashtëligjshme. Ajo që ne do të kërkojmë është që ky aktivitet i ligjshëm të bllokohet nga institucuinet shtetërore. Nuk ka pikë më tursitike për vendin tonë sesa Mali i Krujës, apo Kështjella e Krujës, apo Mali i Tomorrit dhe Kalaja e Beratit , pra në zonat tona më të rëndësishme turistike dhe historike ne kemi shfrytëzimin më agresiv nga guroret apo leje shfrytëzimi për mineraret”, u shpreh ministri Klosi.

Ndonëse ndotja në Fushë-Krujë dallohet me sy të lirë edhe nga Tirana, Ministria e Mjedisit nuk disponon të dhëna për nivelin alarmant të saj, por sheh si zgjidhje dhënien e lejeve minerare për guroret të paktën 1 kilometër larg nga çdo zonë e banuar./TCH

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here