DETAJE/ Shpërthimi në Pogradec, kush është biznesmeni i shënjestruar dhe e kaluara kriminale

0
138

Një shpërthim me eksploziv shkatërroi mëngjesin e kësaj të mërkure një varkë në Volorekë të Pogradecit, që ishte vendosur në anë të rrugës dhe pranë liqenit.

Varka ka qenë e Renato Kadillit, pronar vaske peshku, i cili rezulton person me precedentë penalë. Nga shpërthimi është dëmtuar edhe makina e Kadillit, që ishte parkuar aty pranë.

Në korrik të vitit 2011, bashkë të vëllanë dhe një tjetër person, Kadilli është arrestuar në një aksion antidrogë. Makina me të cilën ai drejtonte, u ndalua në aksin nacional Tepelenë-Përmet, në hyrje të qytetit të Këlcyrës dhe aty u gjetën rreth 50 kg marijuhanë.

Kadilli rezulton me precedentë edhe për vjedhje. Në shtator të vitit të shkuar, ai është arrestuar për vjedhjen e 25 koshere bletësh gjatë natës së 21 shtatorit në Qafë-Thanë.

Ndërsa dy muaj më parë, në fshatin Zagorcan të Pogradecit është përfshirë në një konflikt që ka degjeneruar në të shtëna me armë zjarri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here