Qeveria, borxh të verbërve. “Prej 2005-ës, për çdo person, 1 mijë euro”

0
138
RAMA DHE MINISTRAT NE BULEVARD - Kryeministri, Edi Rama, i shoqeruar nga kabineti i tij qeveritar, duke ecur ne bulevardin, "Deshmoret e Kombit", per te shkuar ne godinen e Kryeministrise, pasi kane bere betimin tek Presidenti, Bujar Nishani.

Qeveria i ka sot çdo personi të verbër si dhe atij që e shoqëron 1000 euro borxh. Kreu i shoqatës së të verbërve, Sinan Tafaj shpjegon se ky borxh është krijuar që nga viti 2005 dhe po rritet çdo ditë.

“Nga viti 2005 deri në vitin 2010 nuk është bërë indeksimi në përputhje me ligjin, u janë dhënë para më pak. Është një detyrim që të takonte të më jepje 10 dhe ti më jep 9, por vitet po kalojnë dhe bashkë me atë rriten edhe interesat sipas bankës”, shprehet Sinan Tafaj President i SHVSH.

Ky borxh, sipas Tafajt, ishte kërkuar të shlyhej me buxhetin e vitit 2018, por u është kërkuar që t’i përfitojnë nëpërmjet proceseve gjyqësore. Ministria e Financave nëpërmjet zyrës së shtypi sqaron se indeksimi i pagesës së paaftësisë për vitin 2005 -2010 është një problematikë që i takon buxhetit të atyre viteve.

Sipas Ministrisë së Financave, është e pamundur që në buxhetin e vitit 2018 të justifikohet ligjërisht një indeksim i padhënë, për mëtepër që masa duhej të përcaktohej me vendim të Këshillit të Ministrave të asaj kohe. Nga ana tjetër kreu i shoqatës ngre me shqetësim privimin e të rinjve të verbër nga shërbimet mbështetëse, që sipas tij, i kanë kaluar pushtetit vendor.

“Ka nevojë për libra, ka nevojë për trajnime, ka nevojë për shkopinj të bardhë, ka nevojë për ora, aparatura. Me gjithë pasojat që sjellë verbëria, ajo mund të korrigjohet nëpërmjet mbështetjes së trajnimeve dhe informacionit të aksesueshëm, por e vërteta është se kjo mundësi është zeruar”, thotë Tafaj.

Top Channel

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here