Nisin grevat, mësuesit e Shkodrës paralajmërojnë Ramën e Nikollën

0
339

Kreu i sindikatës së arsimit Arian Peraj paralajmëron grevën njëorëshe që do të jetë të enjten në të gjitha shkollat e qytetit të Shkodrës.

Greva 1 orëshe është grevë paralajmëruese thotë kryesindikalisti Peraj. Kjo grevë vjen për shkak të mosrespektimit të kontratës kolektive e cila nuk është firmosur ende, largimin nga puna dhe disa probleme të tjera të arsimit siç janë 5 shpërblime të padhëna apo edhe orët shtesë që nuk jepen.

Peraj shprehet se drejtorët e shkollave që sot kanë nisur ti bëjnë presion mësuesve që të mos zhvillojnë grevën njëorëshe në shkollat e qytetit.

Peraj i bën thirrje drejtorëve që të distancohen nga këto veprime. Peraj e quan të papërgjegjshme qeverinë dhe kryeministrin Rama lidhur me arsimin e po ashtu edhe ministren Lindita Nikolla.

Peraj fton të gjithë mësuesit në grevë ndërsa pas një jave në rast se nuk ka asnjë ndryshim atëherë greva do jetë njëditore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here