Kthesë në sektorin e ndërtimit, jepen leje për 300 mln euro vlerë objektesh

0

Të dhënat e fundit të Institutit të statistikave në vend tregojnë se, përgjatë 9 muajve të parë të vitit janë marrë leje ndërtimi në të gjithë territorin e vendit për një vlerë paraprake prej 39.471.493.000 lekë, të paktën kaq është deklaruar kur është aplikuar për leje. Kjo përkthehet në rreth 300 milionë euro. E ndarë sipas rretheve të dhënat flasin për një situatë mjaft interesante. Më shumë se gjysma e kësaj vlere, 53% e totalit, ose 20.8 miliardë lekë kanë shkuar në kryeqytetin e vendit.

Loading...

Kjo normë është thuajse dy herë më e lartë se ajo që zë numri i lejeve të ndërtimit. Në 9-mujorin e vitit 2017, në Tiranë kanë shkuar vetëm 27% e totalit të lejeve të ndërtimit të dhëna, pra bindshëm më pak e norma që kryeqyteti zë në totalin e parave. Gjithsesi, fakti që në Tiranë po injektohet më shumë se gjysma e parave të ndërtimit, ka të bëjë me faktin se në kryeqytet janë ndërtesat më të mëdha, krahu i punës më i shtrenjtë, por edhe ndërtesat më cilësore.

Në vend të dytë ndjek Fieri, me 4.5 miliardë lekë, ose 11% të totalit. Më pas renditet Durrësi me 8% dhe Vlora me 7%, ose 3.1 miliard lekë dhe 5.5 miliardë lekë respektivisht. Korça vijon me 2.3 miliardë lekë. Në fund të listës kemi Kukësin me Lezhën, me 1% dhe më pak se 1% të totalit, ose vetëm 176 milionë lekë dhe 136 milionë lekë.

Loading...

Lini nje pergjigje