Kryepolici i mbushur me skandale, shkarkimi i Çakos si shprehja “Kalova lumin të dhj….. kalin”

0
172

Nga 2015-ta kur mori detyrën si një njeri i besuar i Tahirit e deri më tani, Çako ka mbajtur detyrën e drejtorit me mbështetje të fortë nga vetë kryeministri.

I erdhi rradha edhe Haki Çakos. Ndonëse ky i fundit ende besonte se kryeministri nuk do ta lëshonte, sërish u vërtetua aksioma që i ngjit më shumë aktivitetit politik të Ramës: “Kur nuk i duhesh më, kur ka presion të fortë të brendshëm e të jashtëm apo edhe për interesa të ngushta momentale, kryesocialisti të shet pa e menduar dy herë”. Padyshim që Haki Çako e meritonte shkarkimin, por ky vendim është më shumë se i vonuar, pasi  kryepolici i vendit duhej të ishte larguar që në kohën kur Shqipëria u rëndit e para në Evropë për trafikimin e kanabisit. Nga viti 2015-2017, droga mori dhenë në të gjithë vendin e madje Shqipëria u bë eksportuesi kryesor në Evropë. Jo vetëm kaq, por shumë përfaqësues të lartë të strukturave të policisë u vërtetuan për lidhje direkte me klanet kriminale e ato të drogës, por sërish Çako nuk u shkarkua. Madje edhe kur në tavolinë i mbërriti një raport nga SHISH me emrat e qindra ofiecerëve të lidhur me botën e krimit, Kryepolici nuk mori asnjë masë ndaj tyre.  Çako u mbrojt me patetizëm nga “ish-ministri kampion” Tahiri dhe nga Rama. Nga 2015-ta kur mori detyrën si një njeri i besuar i Tahirit e deri më tani, Çako ka mbajtur detyrën e drejtorit me mbështetje të fortë nga vetë kryeministri. Edhe pse zërat e partnerëve nga muaji në muaj sa më shumë shtoheshin për ndryshime në strukturat policore, duke kërkuar luftë ndaj kriminalizimit të forcave blu, kreu i qevrisë ngulte këmbë në mbrojtjen e Çakos. Pos pse e lëshoi pikërisht tani? Dhe kjo pyetje na rikthen sërish tek rreshtat e parë të këtij shkrimi. Tanimë Çako e kishte përfunduar misionin e tij dhe kryeministrit nuk i nevojitej më. Çdo gjë që i kishte kërkuar e kishte kryer me përpikmëri. Prerja e kokës së Çakos ishte një lëvizje tipike e Ramës, tanimë ai nuk i duhej më, nuk i sillte më asnjë përfitim. I gjithë dy vjeçari nga 2015 në 2017 solli një mal me drogë e njëkohësisht një mal me para, të cilat sipas vetë raporteve të huaja u përfshinë në fushatën për zgjedhjet e fundit parlamentare në vend. Po ashtu edhe mbrojtja e strukturave kriminale të policisë që shërbyen më pas me “devotshmëri” në zgjedhje, ishte një tjetër lidhje mes palëve. Por tani shërbimi u mbyll, bashkëpunimi mbaroi! Më shumë se çdo frazë, këtij akti të fundit të kryeministrit i shkon fjala e urtë popullore: “Kalova lumin, të dhje…. kalin”.

Haki Çako

Në vitin 2003 Çako u bë shef i komisariatit të Policisë Vlorë, ndërsa në vitin 2006 shkoi si specialist i antiterrorit në Elbasan. Pas emërimit në Elbasan, Cako u largua me dëshirën e tij nga Policia e Shtetit për tu rikthyer pas 4 vitesh. Në vitin 2010 mori disa emërime se specialist dhe shef në Policinë e Shtetit. Pikërisht në vitin 2013, kur PS vjen në pushtet, karriera e Haki Cako fillon të marrë ngritje të menjëhershme. Në tetor 2013 emërohet Drejtor i policisë Gjirokastër, ndërsa një vit më pas i jepet detyra e zv.drejtorit të përgjithshëm për krimin e organizuar dhe krimet e rënda. Në 15 prill 2015 Haki Cako u emërua Drejtor i përgjithshëm i policisë me propozimin e Sajmir Tahirit dhe firmën e Kryeministrit Edi Rama. Ai zëvendësoi Artan Didin në këtë detyrë. Në karrierën e tij si Drejtor i Policisë, Cako u akuzua për pajisjen e përgjimit IMSTI Catcher, që u pezullua nga detyra, ndërkohë që më pas masa e pezullimit u hoq. Në periudhën e zgjedhjeve në 2017, Çako u akuzua nga LSI dhe PD për lidhjet me drogën dhe krimin, por sërish ai pati mbrojtjen politike të Kryeministrit.

Reagimet

Paloka: Çako është koka e turkut e radhës, përgjegjësi i vetëm është Edi Rama

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, njëherëz edhe Nënkryetar i Kuvendit, e cilësoi shkarkimin e Haki Çakos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit si “kokën e turkut” të rradhës. “Është i qartë komenti i Fatmir Xhafës, i bie që Çako është larguar për punë të mirë. Po këtë absurditet vetëm në këtë qeveri mund ta dëgjosh. Po kjo ndodh se Çako është koka e turkut e radhës. Se përgjegjësi i vetëm është Edi Rama. Ajo që ndodhi me kanabisin, bashkëpunimi i policisë me krimin në ato nivele nuk mund të jetë vetëm përgjegjësi e Çakos dhe Tahirit. Çdo gjë është urdhëruar nga Edi Rama. Çako duhet të ishte larguar me kohë, s’duhet të dëgjonim lavdërime për të, po kallzim penal për të. Pas të gjitha fakteve të paraqitura nga antimafia italiane, Çako duhet të ishte përpara drejtësisë”, tha Paloka i ftuar në studion e Neës 24. Sipas tij, edhe më naivi në këtë botë e kupton që Çako e Tahiri s’vepronin dot pa urdhërin dhe dijeninë e Ramës. “Ai buzëqesh kur shkojnë e shkarkojnë, se diçka tjetër i kanë premtuar”, tha Paloka.

Vasili: Shkarkimi i Çakos, marrëveshje horrllëku në qeveri

Sipas Petrit Vasilit, shkarkimi i Haki Çakos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nuk do të thotë asgjë. Kreu i grupit parlamentar të LSI-së bëri përgjegjës Çakon për hapjen e rrugës së trafiqeve. Shkarkimin e djeshëm, kreu i grupit parlamentar të LSI-së e sheh si një ‘marrëveshje horrllëku qeveritar’. Petrit Vasili i qëndroi linjës së tij të akuzave të pas-qershorit 2017, se koka e krimit është vetë Edi Rama. “Çako hapi rrugët e trafiqeve, është një person i implikuar drejtpërdrejt në trafikun e drogës. Kjo është thjesht nje marrëveshje horrllëku qeveritar që herë prishen herë pajtohen. Mos mendoni se do ndodhë ndonjë gjë pas ikjes së Çakos. Koka e krimit është vetë Kryeministri Edi Rama. Këta thjesht i hedhin hi syve opinionit publik, pasi në veprimtarinë e Çakos e demaskuam kohë më parë. Jemi njohur kudo si Kolumbia e Europës vetëm sepse Çako lejoi kanabisin”,  u shpreh Vasili i ftuar në Fax News.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here