INTERVISTA/ Braimllari: Rama dhe oligarkët po i marrin shpirtin shqiptarëve. Bosi i drogës është vetë Kryeministri

3
553

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari në një prononcim për “standard” shpjegoi arsyet pse shqiptarët sipas tij duhet të bashkohen me frontin opozitar në protestat kundër qeverisë. Nga ana tjetër ai komentoi edhe raportin e CIA-s për Shqipërinë ku theksoi se,: “Lirimi i kryepolicit Haki Çako nuk e shpëton bosin e drogës, që është vetë Kryeministri”

 

Fronti opozitar ku bën pjesë edhe LSI, ka vendosur të nis valën e protestave kundër qeverisë, duke përcaktuar edhe datën për tubimin e parë që do të jetë 27 janari. Mund të na cilësoni shkurtimisht arsyet kryesore sipas jush të protestimit dhe pse qytetarët duhet të mbështesin opozitën në këtë aksion që po ndërmerr?

Jemi ne një situatë të jashtëzakonshme përsa i përket gjendjes që po kalon vendi. Çdo ditë e më shumë shqiptarët po futen në një varfëri të thellë, familjet e shqiptarëve po varfërohen çdo ditë e më shumë falë një politike të degraduar që po implementon kjo parti shtet që drejton vendin. Ky kryeministër nuk përkrah familjet e thjeshta shqiptare sepse e ka të qartë strategjinë e tij. Ai përkrah oligarkinë, që po i merr shpirtin cdo ditë e më shumë familjeve të thjeshta sepse është i kapur. Shqipëria sot është gjithmonë e më e pasigurtë,  krimi i organizuar ka kapur çdo qytet të vendit, duke rrezikuar rëndë sigurinë publike. Nuk ka investime në vend me qëllim që të hapen vende të reja pune sepse kjo qeveri është nje qeveri klienteliste dhe gjobvënëse në raport me biznesin. Sot të rinjtë janë të pa shpresë, nuk shohim vizion në politikat e kësaj qeverie sepse nuk ka vende të reja pune për ta,  ato nuk provomohen dhe nuk vendosen në qendër të vemendjes por falë një politike të gabuar, ato po shohin të ardhmen e tyre larg Shqipërisë, Kryeministri i këtij vendi nuk është i interesuar për politikat e të rinjve.  Ai ështe i qartë në politikën e tij,  e lë popullin në varfëri të thellë dhe pastaj kërkon ta blejë duke deformuar votën e shqiptarëve , atë që bëri më 25 qershor duke sjellë për herë të parë në klasën politike shqiptare një model kriminal në procesin zgjedhor.

 

Sot është zbardhur  për publikun raporti i CIA për vitin 2018, ku për pjesën për Shqipërinë përmenden problematikat me korrupsionin, drogën dhe pastrimin e parave. Si e shiihni ju këtë raport?

Raporti i shërbimeve intelegjente amerikane dëshmon dhe njëherë atë cfarë ne kemi thënë prej kohësh ku Shqipëria është e kapur nga trafikantët e lëndëve narkotike. Shqetësimi i shërbimeve të inteligjencës amerikane CIA mbi Shqipërinë për trafikun e drogës, si prodhuesin më të madh të mariuanës dhe rrugë kalimi për kokainën dhe opiumin dëshmon realitetin në vendin tone dhe jo propagandë boshe që tenton të na servirë kryeministrit dhe qeveria e tij.  Dëshmon dhe një herë që bosi i drogës është vetë Kryeministri. Lirimi i kryepolicit nuk e shpëton sepse bosi i drogës është aty në implemetimin e planit të drogës që po e nxin çdo ditë e më shumë Shqipërinë. Nuk ka rrugë tjetër përveçse një front të bashkuar për të larguar këtë fatkeqësi kombëtare.

 

Ekskluzive: standard.al

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

3 COMMENTS

  1. Filloni protesten dhe qendroi aty deri ne vitin 2021 pa pushim. Pas zgjedhjeve te vitit 2021 (qe do ti fitoje prape Rama) filloni protesten perseri dhe vazhdojrni dhe kster vite te tjera pa pushim.
    Ne vitin 2025 protesta mbaron pasi do te dilni ne pension te gjithe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here