Vasili: Rama koka e krimit, shkarkimi i Çakos marrëveshje horrllëku…

0

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar shkarkimin e Haki Çakos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Loading...

I ftuar në Fax News, Vasili u shpreh se largimi i Haki Çakos nuk do të thotë asgjë.

“Çako hapi rrugët e trafiqeve, është një person i implikuar drejtpërdrejt në trafikun e drogës.

Kjo është thjesht nje marrëveshje horrllëku qeveritar që herë prishen herë pajtohen. Mos mendoni se do ndodhë ndonjë gjë pas ikjes së Çakos.

Koka e krimit është vetë Kryeministri Edi Rama.

Këta thjesht i hedhin hi syve opinionit publik, pasi në veprimtarinë e Çakos e demaskuam kohë më parë.

Jemi njohur kudo si Kolumbia e Europës vetëm sepse Çako lejoi kanabisin”,  u shpreh Vasili.

Përsa i përket zëvendësimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së u shpreh se nuk ka pikë rëndësie se kush do të jetë në vendin e Çakos, pasi siç u përmend më lart, vetë koka e krimit është Rama.

Loading...

Lini nje pergjigje