Standard.al

Prezantohet Philippe Coutinho/ “Jam shumë i lumtur që gjendem këtu”

0

Coutinho është prezantuar te Barcelona, i cili ka nënshkruar kontratën pesë vite e gjysmë me katalanasit.

Coutinho tashmë ka hedhur të zezën mbi të bardhë. 25 vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë vite e gjysmë që do ta mbajë në Barcelonë deri në vitin 2023.

Ai u prezantua në Camp Nou dhe para gazetarëve tha se “ëndrra iu bë realitet”.

“Dua të falënderoj presidentin, klubin për durimin që patën me mua gjatë gjithë kësaj kohe. Jam shumë i lumtur që gjendem këtu. Ëndrra më është bërë realitet”, ishin fjalët e para të Coutinhos pasi nënshkroi kontratën me Barcelonën.

Pas pak, lojtari që u ble për 160 milionë euro nga Liverpooli, do të zbresë për herë të parë në fushë me fanellën e Barcelonës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.