Ekskluzive/ Zbulohet biseda Rama-Xhafaj-Tahiri: Haki more Haki, ç’të ndodhi kjo Vaki!

0

Kush mendoi se shkarkimi i drejtorit të policisë Haki Çako erdhi si nje rrufe në qiell të hapur e ka gabim. Nuk është se “lideri suprem” e kishte problem shumë faktin se çdo dite kur trokisnin ne deren e tij, perfaqesues te BE, SHBA apo te delegacioneve te kancelarive te Evropes, flisnin per polici te inkriminuar dhe te implikuar ne trafik droge. As i plaste fare kur i thonin se duhej te merrte masa, aq me teper kur i kerkonin shkarkimin e drejtorit Haki, si pergjegjes per situaten.

Madje kur ne krye te policise erdhi Fatmir Xhafaj dhe i kerkoi ndryshime ne strukture, mesohet se “Naltgjatesia” e Tij i tha: “Ore Fatmir, po bej o burr ndryshime ne drejtorite e rretheve… Hakiun mos ma luj se e kam amanet nga “Saje qorri”. Qe nga ajo dite Fatmiri s’ja permendte me shefit punen e drejtorit te policise.

Kur ne disa takime te zhvilluara jashte vendit, ju hap muhabeti i policise se inkriminuar, “lideri suprem” menjehehere thirri ne ndihme “Guardia di Finanzia”. ” Ka 99% te terrritorit te paster”- tha kryeministri.  Por kur njeri prej perfaqesuesve te BE- se e pyeti per tonelatat me droge qe vazhdonin te kapeshin ne vendet fqinje, Naltgjatesia nuk u mendua dy here dhe i pohoi: “Ajo eshte droge e kohes se Saliut!”.

Por te huajt si gjithnje trazovaçë e prishes planesh vazhdonin me ngulm kërkesat e tyre. Madje ne kete rast nuk beri pune as vizita e drejtorit Haki ne SHBA, e thurur me shume zgjuarsi nga lideri.

Cdo dite kur dukej sikur situata rregullohej ne nje super aksion policor te pergatitur me skenar e regji nga vete Naltgjatesia, dilte nje tonelate droge pertej brigjeve me marke “made in albania”. S’po e linin rehat, por Lideri nuk hiqte dore. S’mund te pranonte ai urdhra nga te tjeret, aq me teper per punen e droges e krimit. “Kush rri e duron opoziten pastaj, jo na u faktuan akuzat, jo u vertetuan lidhjet krim-droge-pushtet e tjera si keto” , mendonte me vete.

Por turi i ndermarre per hapjen e negociatave dhe nje thirrje e fshehte amerikane e detyruan Liderin te beje veprimin qe nuk do donte kurre te ndermerrte. “Me kete polici s’shkon as deri ne Rajon, jo me ne BE”, i thane Naltgjatesise.

I merzitur nga keto nderhyrje te “imperialisteve” qe arrinin deri aty sa te komandonin vete ate per vendimnarrje te brendshme, Lideri donte keshilla nga nje njeri i afert. I shkoi mendja te Fuga, po tha ky gjithnje me ato teorite e llogatitjet e merzitshme. Donte nje mendim te drejtperdrejte. “Po flas me Agaçin”- mendoi , po pastaj ndryshoi mendje. “Ka disa gjëra te brendshme qe Engjëllit s’ja kam tregu per policine, pse ti marr vesh kot tani”. E ne fund i shkoi mendja te ish-kampioni qeverise”.

Ne zyre me Sajen kishte rene qetesia. Prishja mes Liderit dhe “ministrit kampion” kishte ardhur qe kur ai e kishte leshuar, madje kishte folur per “vemje politike”.

– “Saje e di qe jemi nda pak keq, por besoj se je ne dijeni se tani gjerat po rregullohen. Pasaporten e rimore, Soten e nxorrem nga burgu”.

-” Te mora inat sa nje zot e di, kur me hodhe ashtu si lecke, por me keto levizjet e fundi me ke pelqyer”- i tha ish- ministri .

-“Saje kam nje hall , duan te me heqin Hakiun, e di ti.per ato muhabetet e vjetra. Si t’ja bej?”

– “Mos e zgjat kot muhabetin, kur ika une jo me Hakiu. Mos ja prishim atyre andej se kemi ca hesape te palara, e me mire i mbyllim gojen me kete shkarkim. S’do e gjeje gje Hakiun, e rikthejme prap ne ndonje vend”- i tha Saja.

-“Ose e propozoj per ambasador!”- i lindi ideja Rames. Keshtu e mbyllen diskutimin dhe u ndane me nje rrahje shpatullash.

Kesaj here nuk ishte Fatmiri i Brendshem qe kerkoi takimin, por vete Lideri. “Kishe te drejte kur me the Fatmir, Hakiut i ka ardh koha”… i tha ai ministrit duke peshperitur nen ze: “Haki more Haki ç’te ndodhi kjo vaki”.

*Ky shkrim i perket rubrikes “Pikante” qe i trajton lajmet apo zhvillimet e dites me sarkazme, batuta dhe humor

Lini nje pergjigje