Standard.al

Zidane e lë sërish në shtëpi dy talentet që e bleu gjatë verës

0

Llorente dhe Ceballos nuk janë ftuar për sfidën me Celta Vigon, teksa do të mungojnë edhe Ramos, Benzema e Carvajal.

Dani Ceballos nuk është ftuar nga Zinedine Zidane për sfidën që Real Madridi e zhvillon sonte kundër Celta Vigos, shkruan Gazeta Express.

Talenti spanjoll i ardhur nga Betisi, Ceballos, po has shumë vështirësi që të gjejë vend në ekipin e Zidanit dhe gjatë verës mund të largohet, ashtu si i rikthyeri nga huazimi, Marcos Llorente, që gjithashtu është lënë jashtë për sfidën e sotme.

Ramos e Benzema do të mungojnë për shkak të dëmtimeve, kurse Dani Carvajal është i suspenduar.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.