Kush është peshku i madh? Të rinjtë demokratë protestojnë në Asamblenë e PS

0
272

Partia Socialiste mbajti sot punimet e Asamblesë Kombëtare, por jashtë ambienteve nuk munguan as protestat ndaj qeverisë.

Të rinjtë e FRPD-së, ishin të pranishëm në ambientet  ku socialistët zhvilluan punimet e asamblesë kishin gjetur një mënyrë interesante për të protestuar, duke peshkuar peshq. Ishte diçka e improvizuar nga disa të rinj, të cilët thonin se Edi Rama është peshku i madh.

Ky reagim vjen pas disa deklaratave të ambasadorit amerikan Donald Lu se rrjeta e reformës në drejtësi duhet të kapë tani peshq të mëdhenj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here