Klopp: Bëmë gjithçka për ta mbajtur Coutinhon, por ai e deshi vetëm Barçën

0
155

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur rreth transferimit të Philippe Coutinhos në Barcelonë, duke i siguruar tifozët e skuadrës së vet se ai dhe klubi kanë bërë gjithçka për ta mbajtur brazilianin.

Megjithatë, sipas Kloppit, Coutinho ka qenë aq këmbëngulës për t’iu bashkuar Barcelonës që kur kjo e fundit nisi të shfaqte interesim për të në verë.

Të dy klubet e konfirmuar sot se është arritur marrëveshja dhe Coutinho tani është lojtar i Barcelonës.

“Nuk është fshehtësi që Philippe Coutinho ka dashur që transferimi i tij të ndodhë që prej korrikut, kur Barcelona e shfaqi interesimin e parë për të. Philippe ishte këmbëngulës me mua, drejtuesit dhe madje bashkëlojtarët se kalimi i tij ishte ajo të cilën ai e dëshironte patjetër”, ka thënë Klopp.

Klopp ka edhe një mesazh për tifozët e Liverpoolit.

“Mund t’iu them përkrahësve të Liverpoolit se ne, si klub, kemi bërë gjithçka brenda mundësive tona për ta bindur Philippen se qëndrimi në Liverpool do të ishte po aq atraktiv sa kalimi në Spanjë, por ai është 100 për qind i sigurt se e ardhmja e tij – dhe familjes së tij – i përket Barcelonës”, ka thënë Klopp.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here