Ja si mund të luajë Barcelona me Coutinhon në formacion

0

Ylli brazilian, Philippe Coutinho po cilësohet si futbollisti më i ri i Barcelonës dhe raportohet se ka mbetur vetëm edhe zyrtarizimi nga ana e klubit spanjoll.

Loading...

Mediat në Spanjë si dhe ato në Britani, e quajnë të kryer transferimin Philippe Coutinhos në Barcelonë. Ishte mediumi katalunas Sport që raportoi për arritjen e marrëveshjes mes gjigantit katalunas dhe Liverpoolit për transferimin e brazilianit.

Raportohet se blerja e Coutinhos do t’i kushtojë Barcelonës 160 milionë euro dhe bisedimet kanë ngecur vetëm për faktin se spanjollët duan që t’i paguajnë 120 milionë euro për transferim dhe 40 milionë tjera si bonuse, por “Redsat” nuk po pajtohen me këtë.

Ky lajm ka shtyrë faqen “Goal.com” që të përpilojë disa formacione, se si mund të luajë Barcelona me Coutinhon, duke ofruar tri rreshtime të ndryshme.

I pari rreshtim është 4-3-3, ku ylli brazilian do të luante në anën e majtë të sulmit në rolin e Neymarit të larguar, përkrah Luis Suarezit dhe Lionel Messit, për më shumë – shikoni fotot më poshtë.

Formacioni 4-3-3: Coutinho në rolin e Neymarit

Formacioni 4:3:3: Coutinho në rolin e Iniestas

Formacioni 4:4:2: Coutinho zëvendëson Iniestas, për çfarë edhe Barça insiston ta blejë brazilianin

Loading...

Lini nje pergjigje