Ja kush është autori i atentatit të djeshëm tek ura e Institutit në Tiranë

0

Mediat zbulojnë foton e autorit që plagosi Korab Peposhin te ‘Ura e Institutit’ në Tiranë, ditën e premte. Ky është Alfred Rrushi, i cili qëlloi 5 herë në drejtim të Korab Peposhit, ku 3 prej plumbave e kanë kapur në trup 40-vjeçarin.

Loading...

Alfred Rrushi njihet edhe me emrin Ferdinand Rrushi dhe është një person me precedentë të mëparshëm penalë, thonë burime policore.

Alfred Rrushi dyshohet se e ka pritur Korab Peposhin pranë rrugës “Shkodra”, më pas ka qëlluar në drejtim të tij me pistoletë, duke e plagosur rëndë, ndërsa mësohet se ka tentuar dhe herë tjetër për ta qëlluar.

Policia po vijon hetimet për plagosjen dhe është përpjekur të marrë në pyetje Korab Peposhin. Ky i fundit ende nuk ka folur për shkak se vijon të jetë në gjendje të rëndë në reanimacionin e Spitalit të Traumës.

Shkak i atentatit mendohet se janë konfliktet e vjetra mes Ferdinand Rrushit dhe Korab Peposhit. Policia po heton konfliktet për drogën në Itali mes dy personave. Kjo edhe për faktin se i plagosuri Korab Peposhi është arrestuar në Itali në vitin 2011, pasi u kap me një sasi kokaine.

Ndërkohë, edhe Ferdinand Rrushi është një emër i njohur për drejtësinë në Shqipëri. Ai është i dënuar për vjedhje me 10 vite burg në vitin 1999, ndërkohë që edhe në vitin 2009 është përfshirë në një sherr për fishekzjarret në Kamëz.

Loading...

Lini nje pergjigje