Djalli ekziston, Universiteti Papnor nis kurset e ekzorcizmit për të luftuar atë

0
433

“T’u japim meshtarëve dhe laikëve mjete të përshtatshme formimi për praktikimin e ekzorcizmit dhe për lutjen e lirimit”. Ky është objektivi kryesor i edicionit të 11-të të kursit “Ekzorcizmi dhe lutja e lirimit”, që filloi sot në Universitetin Papnor “Regina Apostolorum” në Romë e do të vazhdojë deri më 9 prill.

“Ideja e këtij takimi vjetor në nivelin universitar – shpjegon sekretari italian i Grupit të Kërkimit e të Informacionit Shoqëroro-fetar, prof. Giuseppe Ferraris, themelues i kursit – ka lindur që prej mëse dhjetë vjetësh, pikërisht për t’i ndihmuar meshtarët të zgjidhin vështirësitë, me të cilat hasen sa herë bien në kontakt me njerëz, që dëshirojnë të lirohen nga pushteti i okultizmit, i satanizmit dhe i magjisë. Gjatë këtyre ditëve formimi, analizohet ekzorcizmi në disa këndvështrime: teologjik, mjekësor, psikologjik”.

Sipas statistikave të fundit, sidomos të rinjtë u janë afruar më tepër praktikave satanike e magjisë, duke përdorur për këtë edhe internetin. E megjithatë, gjithnjë e më pak njerëz besojnë se djalli ekziston vërtet. “Para mohimit në rritje të ekzistencës së djallit – sqaron atë Cesare Truqui, ekzorcist i dioqezës së Koirës në Zvicër – Kisha, në vitet ’70, ka botuar një dokument me titull ‘Feja e krishterë dhe demonologjia’, me të cilin e rithekson ekzistencën e djallit”. Dokument, që do të duhej ta konsultonim edhe sot, duke e nxjerrë sërish në dritë.

Kursin do ta hapë rektori i Universitetit Papnor, atë Jesus Villagrasa. Pas përshëndetjeve të rastit, kreu i Pendestarisë Apostolike, kardinali Mauro Piacenza, do të mbajë një “lectio magistralis”. Do të ndërhyjnë ekzorcistë, përgjegjës të shërbimit kishtar kundër sekteve e prelatë të tjerë të Kishës, ekspertë në këtë fushë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here