Aubameyang në orbitën kineze

0
118

Kina po konfirmohet një superfuqi edhe në futbollin botëror, duke joshur lojtarët më të mirë, pavarësisht nivelit mesatar që ka kampionati vendas. Pasi bëri Carlos Tevez lojtarin më të paguar të planetit, e që rezultoi një dështim, tani Superliga kineze ishte efikase në joshjen e një tjetër sulmuesi të njohur, Pierre Emerik Aubameyang.

Sulmuesi afrikan do të firmosë për ekipin e Guanzghou evergrande të drejtuar nga Fabio Cannavaro në një marrëveshje që do të zyrtarizohet këtë muaj, por që do të marrë formë përfundimtare në muajin qershor. Futbollisti nga Gabon do ti bashkohet kinezëve kur Bundesliga të ketë përfunduar, ndërsa Borussia Dortmund do të fitojë 72 milionë Euro nga shitja e sulmuesit.

Sfumohet kështu tratativa me një tjetër ekip kinez, Beijing Guoan që denoncoi Borussia Dortmund se e kishte kthyer në një ankand aspak profesional, shitjen e Pierre Emerik Aubameyang. Futbollisti afrikan do të largohet nga një prej ligave më të forta europiane për të shkuar në Kinë te Guanzghou, skuadër që i garanton një çek prej 8 milionë Eurosh në sezon.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here