Atalanta e Berishës me 10 lojtarë e mposht Romën

0
155

Atalanta me 10 lojtarë e ka mposhtur 1-2 Romën në “Olimpico” të shtunën në mbrëmje në kuadër të xhiros së 20-të të kampionatit italian, Serie A.

Mysafirët kryen punë qysh herët në pjesë të parë, të cilën e nisen furishëm duke i shënuar dy gola brenda katër minutave, përmes Cornelius në minutën e 14-të dhe De Roon në të 19-tën.

De Roon më pas u përjashtua nga ndeshja pas dy kartonëve të verdhë në fund të pjesës së parë.

Roma luajti 45 minutat e pjesës së dytë më një lojtarë më shumë, por nuk arriti të bëjë më shumë se një gol. Sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko shënoi në minutën e 56-të për 1-2. Megjithatë, Atalanta e Etrit Berishës u mbrojt mjaft mirë në minutat në vazhdim duke mos lejuar t’i ikë fitorja nga duart.

Atalanta ngjitet në vendin e shtatë në tabelë me 30 pikë, aq sa ka edhe Sampdoria në të gjashtin. Ndërkohë, Roma mbetet e pesta me 39 pikë, një më pak se Lazio që është e katërta me 40, dhe tri më pak se Interi që ka një ndeshje të zhvilluar në vendin e tretë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here