Vrau motrën në mes të qytetit, Britania ekstradon shqiptarin

0
115

Shtetasi i Shqipërisë, S.K. është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar në Prizren me kërkesën e Policisë së Kosovës për shkak të dyshimit se në mes të vitit 2013 kishte vrarë motrën e tij në këtë qytet.

Sipas zyrtarëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit dyshohet se kjo vrasje ishte kryer për motive të dobeta.

Krahas S.K., organet e hetuesisë janë duke e kërkuar edhe një të dyshuar tjetër lidhur me rastin e vrasjes së rëndë në Prizren, që kishte ndodhur katër vjet më parë, shkruan Koha Ditore.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, të enjten ka bërë të ditur se me datën 4 qershor 2013 në rrugën “Qazim Berisha” në Bazhdarhane të Prizrenit kishte ndodhur një vrasje e rëndë.

“Një qytetar i Shqipërisë vrau motrën e tij dhe kishte arritur të ikte në drejtim të panjohur”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here