Shkarkohen 8 punonjës të Hipotekave

0
224

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj njoftoi sot shkarkimin nga detyra të 8 punojnësve të Hipotekave.

Në një deklaratë për mediat, sipas ministres Gjonaj punonjësit e shkarkuar të ZVRPP kanë kryer shkelje gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

Ministrja bëri me dije se në të gjithë Zyrat e Regjistrimit të Hipotekave në vend janë kryer inspektime dhe janë zbuluar shkelje gjatë ushtrimit të detyrës.

“Në muajt e fundit përmes platformës qytetarët kanë shkruar dhe adresuar 207 aneksa. Kam urdhëruar ngritjen e grupeve të inspektimit, që kanë inspektuar Hipotekat në Fier Shkodër, Elbasan dhe Korçë. Janë konstatuar shkelje të ligjit, për 15 ankesa të zgjidhura zvarritjet janë disa vjeaçare në shkelje me ligjin. Sot kam marrë masat deri në shkarkim për 8 punonjës të ZVRPP për Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë”, deklaroi ministrja e Drejtësisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here