Ndryshimet e mëdha në TV/ Ylli Rakipi te TCH, Sokol Balla në Vizion+

0
289
Ishte e pritshme që largimi i Sokol Ballës nga Top Channel të pasohej nga një rokadë në tregun mediatik shqiptar. Vendin e lënë bosh prej tij do ta marrë një tjetër emër i njohur në gazetarinë shqiptare. Prej kësaj të enjteje në orën 21.00 aty do të gjejmë Ylli Rakipin me emisionin e tij “Të paekspozuarit”. Për emrin e emisionit nuk është ende e qartë, por besohet se Rakipi do ta ruajë “Të paekspozuarit” njëlloj siç bëri pas kalimit nga Ora News te News 24. Formati do të jetë pak a shumë i njëjtë.

Burime të lapsi.al thanë se Rakipi ka pranuar ofertën e bërë nga drejtuesit e Top-it ndërsa ka parashtruar edhe kërkesat e tij. Sipas të njëjtave burime emisioni i Rakipit do të transmetohet vetëm ditëve të enjte në mbrëmje dhe jo nga e hëna në të enjte si Balla.

Një tjetër detaj të cilën zbulon lapsi.al është se ndarja me News24 dhe pronarin Irfan Hysenbelliu ka qenë normale. Besohet që Rakipi të ketë pjesë të emisionit edhe gazetarët Andi Bushati dhe Fatos Lubonja, ndonëse me këtë të fundit bisedimet vazhdojnë.

Në ditën e fundit të 2017-ës, Balla bëri zyrtare ndarjen me ekranin ku kishte qëndruar për gati 12 vjet, megjithëse lajmi kishte dalë që kohë më parë. Për arsyet e ndarjes me Top Channel është folur gjatë, por tashmë ai ka “ndërruar faqe”.

Në Vizion Plus, Balla do të marrë përsipër realizimin e një emisioni politik i cili do të transmetohet 1 ose 2 herë në javë, por jo 4 ditë të javës sa në TCH. Një prej ditëve të transmetimit do të jetë padyshim e enjtja. Burimet i thanë lapsi.al se Balla do të ketë edhe detyrën e Drejtorit Ekzekutiv, por jo të lajmeve. Mësohet se Balla ka arritur të siigurojë në kontratë një garanci për parapagim të pagës për tre vite.

Ditët e para të 2018-ës kanë zbuluar edhe disa lëvizje të tjera në gazetarëve. Pas marrjes së Merita Haklajt nga Abc News, Top Channel bën të tijin edhe Indrit Marakun nga i njëjti TV.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here