‘Mandati’/ Mbledhja e KQZ, nuk pranohet kërkesa e deputetit Aqif Rakipi

0

Deputeti Aqif Rakipi përmes avokatit të tij mbrojtës kërkoi pezullimin e procedurës administrative në KQZ për ndërprerjen e mandatit deri në një vendim nga Gjykata Administrative e Apelit.

Loading...

“Në këtë gjykatë deputeti Rakipi ka kërkuar shfuqizimin e të vetmes bazë ligjore për të cilën kërkohet ndërprerja e mandatit. Nëse shfuqizohet ky veprim, atëherë lidhet drejtëpërdrejtë me kërkesën e prokurorisë për heqjen e mandatit” deklaroi avokati mbrojtjës Theodhori Sollaku.

Por kjo kërkesë e hedhur në votim nga anëtarët e KQZ u hodh poshtë.

Më pas KQZ vijoi shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë ndaj deputetit Rakipi.

Avokati kërkoi mos pranimin e kërkesës së prokurorisë me pretendimin se nuk ka sjellë asnjë fakt të ri por dhe se nuk ka shkak për ndërprerje mandati.

“Prokuroria ka dështuar se ka bërë fshehje të qëllimishme të identetit tjetër në formular. Nuk ka ardhur asnjë fakt i ri nga prokuroria. Pse nuk sjellin vendimin që ka marrë prokuroria italiane për klientin tim, bëhet fjalë për një vepër penale mbajtja e sendeve të vjedhura. Duhet të provosh që dihet që janë sende të vjedhura” – deklaroi Sollaku

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nisi mbledhjen në orën 13:00

Po sot do të merrte vendim dhe për ndërprerjen ose jo të mandatit të deputetit Gledion Rehovica

Dy ditë më parë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i kërkoi prokurorisë që ti vendosë në dispozicion gjithë praktikën e ndjekur për dy deputetët, duke e cilësuar kërkesën si të paplotë në informacion.

Për deputetin e LSI Gledion Rehovica Prokuroria arsyeton se nuk e ka plotësuar formularin saktë të dekriminalizimit, ku dyshohet se ka përdorur dhe një emër tjetër.

Loading...

Lini nje pergjigje