Keni lindur në muajin janar, zbuloni disa fakte interesante për veten…

0

Bebet e lindura në muajin janar i përkasin shenjës së bricjapit apo ujorit dhe të gjithë e dinë që këto janë dy nga shenjat më të mira të zodiakut ! Për të gjithë njerëzit që kanë lindur në muajin e parë të vitit, zbuloni disa fakte shumë interesante.

Nëse keni lindur në pjesën e parë të muajit janar, ju i përkisni shenjës së Bricjapit, një shenjë e disiplinuar, punëtore dhe shumë e organizuar! Ndërsa ujori është krejt e kundërta e kësaj shenje që është me këmbë në tokë.

Lulja e tyre është karafili dhe një lule e bardhë e cila vjen nga familja e zambakëve.

Janë njerëz kreativë dhe kanë një imagjinatë të shthurur ( në kuptimin e mirë të fjalës).

Guri i tyre është garnet, një gur i çmuar i kuq i cili simbolizon lumturinë shëndetin dhe mirëqenien.

Sipas një studimi të Universitetit të Kolumbisë njerëzit e lindur në muajin janar kanë rrezik më të lartë për të zhvilluar sëmundje si diabeti tip 1 apo 2.

Numri i tyre me fat është 4 dhe 22.

Njerëzit e lindur në muajin janar janë natyrë shumë sportive, por janë të prirur ndaj alergjive ushqimore. Mjekët besojnë se kjo vjen nga niveli i ulët i vitaminës D marrë nga nënat gjatë shtatzënisë.

Lini nje pergjigje