Janari filloi, por “rrjetat e peshqëve” nuk janë hedhur. A do arrestohen ministra?

0
135

Viti 2018 është cilësuar si viti i revolucionit në drejtësi. Reforma e shumë debatuar që ka dominuar debatin politik pritet të vihet në zbatim. Ndryshe nga gjithë proceset e mëparshme këtë herë ka afate kohore, por afatet nuk janë vendosur vetëm nga ligjet e miratuara në Kuvend, por edhe nga ndërkombëtarët. Bashkimi Europian pret rezultate konkrete me reformën në drejtësi, duke e cilësuar këtë proces si të vetmen mënyrë për të hapur negociatat me Shqipërinë. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me anë të ambasadorit Donald Lu, kanë qenë edhe më strikt në kërkesat e tyre. Diplomati Donald Lu ka deklaruar se në fillim të vitit 2018 pas hekurave duhet të përfundojnë peshqit e mëdhenj.  Në muajin tetor të vitit të kaluar, teksa foli për 40 grupe mafioze në vend dhe politikanët e korruptuar, Donald Lu deklaroi se duhen shumë shpejt rezultate konkrete dhe jo lojëra politike me drejtësinë. Por kryeministri duket se po kap drejtësinë, duke përdorur ndërkombëtarët.

2018-a sapo ka nisur dhe sipas asaj që kanë kërkuar dhe  premtuar Lu dhe Vlahutin, gjuetia për peshqit e mëdhenj duhet të kishte nisur.  Dhe me peshq të mëdhenj nuk nënkuptohen vetëm bosët e krimit të organizuar, por politikanë, deputetë dhe ministra të rëndësishëm që mund të kenë abuzuar. Këto kohë, nga miratimi i reformës dhe deri më sot duhet të ishin shfrytëzuar për përgatitjen e “rrjetës” dhe për piketimin e objektivave të institucioneve të reja të drejtësisë. Në fakt, nuk ka ndodhur kështu. Një pjesë e institucioneve të reja ende nuk funksionojnë në mënyrë të plotë, ndërsa ndryshimet në institucionet e tjera, siç është Prokuroria e Përgjithshme kanë bërë që të dalin në sipërfaqe teori që parashikojnë keqpërdorje të reformës në drejtësi nga Edi Rama. Prokurori i Përgjithshëm u zgjodh vetëm me votat e Partisë Socialiste, për shkak se nuk ishte ngritur Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Formalisht u tha se do ishte prokuror i përkohshëm dhe nuk do kryente asnjë veprim. Ndërkohë brenda 10 ditëve ka ndryshuar prokurorët që kishin dosje të rëndësishme në proces hetimi. I njëjti institucion, KLP do të ketë në dorë dhe procesin e funksionit të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme që do të bëjë goditjen e peshqve të mëdhenj. Nëse procedura vijon me mënyrën e zgjedhjes së Prokurores së Përgjithshme rrezikon që institucionet e reja të jenë vetëm zgjatime të strukturave të Qeverisë dhe PS. Kryeministri po luan në mënyrë djallëzore duke future në dorë krejt drejtësinë, siç bëri Berisha, dikur.

Ambasadori Donald Lu kërkoi peshq të mëdhenj pas hekura, opozita pretendon se këto javë është ‘çarë dhe rrjeta’ dhe kanë shpëtuar disa politikanë që janë në proces hetimi. Për PD-në, kthimi i pasaportës për ish-ministrin Saimir Tahiri është shenjë e qartë se procesi po mbyllet politikisht nga Prokuroria. Deputeti demokrat Enklejet Alibeaj deklaroi dje se pas ardhjes së kryeprokurores së përkohshme i është dhënë pafajësia dhe një ish-deputeti tjetër socialist në proces gjykimi, Armando Prenga. Pra PD akuzon se po keqpërdoret nga kryeministri loja për një reformë në drejtësi.

Ndërkohë 2018-a është cilësuar viti i drejtësisë dhe ndëshkimit të politikanëve të korruptuar. Janari ka filluar dhe ‘peshqit” që kërkuan ndërkombëtarët nuk duken ende. Për peshkaqenët as që mund të flitet.

Rrjetat e vendosura nga Rama nuk janë për ministrat e tij, por për kundërshtarët politikë. Nëse duhet të ketë rrjet për kapje peshqish të mëdhënjë duhen të bien nga dyja palët e jo vetëm nga opozita.

Muaji janar filloi, ndërkohë rrjetat nuk janë vendosur ose po shikohet nga qeveria të vendosen në kampin e opozitës. Kjo e kompromentin reformën.

Të gjithë brenda rrjetës!-kjo duhet të jetë  motoja e reformës.koha jone

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here