Ironia e Flutura Açkës: Media aq e lirë, sa na uron Nexhmije Hoxha Vitin e Ri!

0
282

Shkrimtarja Flutura Açka, në një postim të bërë në rrjetet sociale, ka bërë një refleksion ku prek edhe anën e pamendueshme të se lirisë së fjalës, e cila sipas saj ka arritur deri atje, sa që t’i japë të drejtën e fjalës edhe Nexhmije Hoxhës, që të promovohet.

Shkruan Açka:

Për të burgosurë fjalë të lirë

Ndërsa festohet për ditëlindjen e fjalës dhee medias së lirë, askush nuk e ka menduar se 25 vite me pas, Nexhmije Hoxha do të na uronte përmes medias së lirë Vitin e Ri 2018. Sigurisht, nuk po them në ato ditë të ankthit të Lirisë t’i ishte shkruar fati si Çausheskëve në periferi të Tiranës, nuk po them të vdiste në burg, nuk po them të mos I jepet e drejta të flasë, por “shtëpia e dashur” nuk kishte pse I jepej fshehurazi të kujtonte 30-vjetorin e burrit të vdekur, të ishte denuar per genocid klika e saaj dhe jo per kafe e sofrabezë, t’i kërkohej t’u kërkonte falje viktimave të krimeve komuniste para se të qesëndiste se nga trafiku I rrugëve të demokracisë, janë vrarë më shumë shqiptarē se nga tytat e diktaturës.

Kur e kam shkruar këtë reportazh që po postoj kētu, nuk e kam besuar kurrë që fjala dhe media e lirë do të ishte më me zinxhirë nga dita kur u pagëzua si e lirë. Tani media është politike dhe fjala është e ngrirë. Përveç shumë pak gazetarëve me integritet dhe ndonjë tarallaku që në vend të gojës ka kloset. Dita për të duartrokitur AntiLirinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here