Gjeorgjia dënon me burg ish-këshilltarin e Edi Ramës

0
283
Gjykata e Tbilisit e ka shpallur fajtor ish-presidentin gjeorgjian, Mikheil Saakashvili për abuzim të pushtetit lidhur me një vrasje të vitit 2006, duke e dënuar në mungesë me tre vjet burgim. Gjyqtari, Giorgi Arevadze, ka shpallur sot vendimin kundër Saakashvilit, i cili ishte president i Gjeorgjisë nga viti 2004 deri më 2013.

Gjykata e ka gjetur fajtor Saakashvilin për abuzim të fuqisë së tij si president, duke tentuar të fshehë të dhëna për vrasjen e punëtorit të bankës, Sandro Girgvliani, dhe faljen e katër burrave që ishin të dënuar për vrasje. Girgvliani, ishte udhëheqës i departamentit për të huaj në Bankën e Bashkuar Gjeorgjiane. Ai ishte gjetur i vdekur më 2006 jashtë Tbilisit me shumë plagë, pasi ishte parë teksa ishte fjalosur në një lokal me zyrtarë të ministrisë së Brendshme.

Vrasja e Girgvlianit dhe mosgatishmëria e autoriteteve për të hetuar vdekjen e tij, ka rezultuar me kriticizëm të ashpër në qeverinë e Saakashvilit. Saakashvili që tani banon në Ukrainë, ka kundërshtuar vazhdimisht akuzat kundër tij, duke i cilësuar si të motivuara politikisht. Më herët Ukraina ka refuzuar kërkesat e autoriteteve të Tbilisit për të ekstraduar Saakashvilin në Gjeorgji.

Lidhjet e Saakashvilit me Shqipërinë

Ish-Presidenti gjeorgjian në vitin 2014 u raportua nga mediat ndërkombëtare edhe si Këshilltar i kryeministrit shqiptar Edi Rama. Saakashvili e ka quajtur shpesh Ramën si një mik të afërt dhe njeri me vizion, por nuk ka konfirmuar se punote për qeverinë shqiptare.

Mes Ramës dhe Saakashvil janë zhvilluar disa takime në Tiranë në vitet 2014-2015.

Fillimisht Rama u takua me Saakashvilin më 27 shtator 2014 gjatë takimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork ndërsa Saakashvili qe ende Presidenti i Gjeorgjisë kur të dyja palët shprehën interes për bashkëpunim. Rama deklaroi gjatë atij takimi se Saakashvili qe një hero për gjeneratën e re të politikanëve në Shqipëri. “Ajo që bëri ai për vendin e tij qe e jashtëzakonshme për shkak se ai dëshmoi se asgjë nuk është e pamundur nëse ke vizionin dhe kurajën për ta bërë,” tha Rama. “Ne jemi me fat për shkak se ne mund të mësojmë nga eksperienca e tij,” shtoi Kryeministri në prononcimin e dhënë 4 vite më parë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here