Bën xhiron e botës VIDEO e shqiptarit që do të shesë shqiponjën e plagosur

0
385
Shqiponja është ajo për të cilën shqiptarët krenohen më së shumti jashtë kufijve. Ne që jemi brenda bëhemi krenarë për gjithsecilin të huaj të famshëm që formon simbolin e shpendit të egër me duar. Por pas gjithë kësaj qëndron një e vërtetë e hidhur, sepse simbolin tonë kombëtar që e kemi edhe në flamur, por zhdukim me duart tona dita ditës.

Në mediat ndërkombëtare ka bërë xhiro një video e shkurtër e një shqiptari që me një shqiponjë të plagosur në dorë ka dalë në anë të rrugës që ta shesë. Kërkon 10 mijë të reja, por kënaqet edhe me gjysmën e tyre.

“Brut nature” shkruan se “simboli i Shqipërisë, ajo që njihet si “shqiponja e artë” është duke u zhdukur pasi tashmë po përdoret për të dekoruar baret dhe restorantet e vendit”. Ndoshta nuk do të jetë e largët kur të mos ketë më shqiponja, përveç atyre që do të bëjmë me dy duart.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here