Rritja e çmimit të ujit, Konkurrenca i ‘tërheq veshin’ Veliajt

0
174

Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur fundin e 2017 me një mbledhje të fokusuar tek tarifat e ujit. Kjo vetëm pak ditë para se të hynte në fuqi vendimi që rriti çmimin për furnizimin me ujë të kryeqytetasve.

Konkurrenca ka vlerësuar se Enti Rregullator i Ujit dhe Ujësjellësi duhet të kenë parasysh disa aspekte kur marrin vendime për rritjen e tarifave, vendim i votuar në këshillin bashkiak vetëm nga socialistët dhe i mbrojtur fortë nga kryebashkiaku Erjon Veliaj.

Së pari, aplikimet të kenë një strukturë kostoje të qartë bazuar mbi metodologjinë përkatëse dhe së dyti rritjet të bëhen në mënyrë graduale duke pasur në bazë performancën.

Pra, rritja duhet të bëhet kur shihet përpjekje për përmirësim të situatës edhe nga ujësjellësi. Autoriteti i Konkurrencës i sugjeron Ujësjellës Kanalizime Tiranë se për ta bërë tregun sa më efiçent duhet të vlerësojnë mënyrat alternative të financimit të nevojave financiare nëpërmjet kredive të buta.

Vetë AK bëri me dije se Komisioni i Konkurrencës në mbledhjen e tij të datës 28 dhjetor, me vendim nr. 492, datë 28.12.2017 “Për dhënien e disa rekomandimeve Entit Rregullator të Ujit dhe UKT në lidhje me ndryshimin e tarifave të shërbimit të furnizimit me ujë dhe largimin e përpunimin e ujërave të ndotura” vendosi:

1- T’i rekomandojë Entit Rregullator të Ujit:
Detyrimin për zbatimin e nenit 69 dhe 70 të Ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” (i ndryshuar), duke kërkuar vlerësimin ligjor të Autoritetit të Konkurrencës për çdo projekt-akt normativ që potencialisht mund të sjellë kufizime të konkurrencës në tregun përkatës.

Për çdo rast të rishikimit të tarifave të reja për ndërmarrjet e ujësjellës kanalizime, të përcaktohet qartë struktura e kostos mbi bazën e së cilës miratohen tarifat, bazuar në metodologjinë “Për vendosjen e tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë dhe largim e përpunimin e ujërave të ndotura”, në të cilën përfshihen kostot e:

– Tarifës së ujit për shitje sipas kategorive të konsumatorëve;

– Tarifës për Shërbimin e Grumbullimit, Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura;

– Tarifës së shërbimit.

Rritja e tarifave duhet të jetë graduale dhe në përputhje me kriteret e performancës, në mënyrë të veçantë të orarit të furnizimit me ujë.

Të rishikohen kostot në drejtim të rritjes së performancës së administrimit dhe të rishpërndahen burimet e të ardhurave të kërkuara për investime edhe nga ulja e kostove të operimit dhe mirëmbajtjes pasi sipas vendimit të ardhurat do të vijnë në masën 96% nga rritja e tarifave, dhe vetëm 4% nga rritja e nivelit të faturimit.

Publikimin dhe bërjen transparente brenda 30 ditëve nga dalja e këtij vendimi të të gjithë informacionit në lidhje me aplikimet për ndryshimin e tarifave, kostot përkatëse mbi të cilat bazohen këto ndryshime, si dhe për vitet 2018 dhe 2019 të publikohen  treguesit e parashikuar për “ujin pa të ardhura”, “Kohëzgjatjen e furnizimit” dhe “Efiçencën e stafit”.

2- T’i rekomandojë UKT-së që:

Aksionarët e UKT për ta bërë tregun sa më efiçent duhet të vlerësojnë mënyrat alternative të financimit të nevojave financiare të UKT nëpërmjet kredive të buta/të lehtësuara ose nëpërmjet obligacioneve të qeverisjes vendore sipas Ligjit nr. 10 158, datë 15.10.2009 “Për obligacionet e shoqërive aksionare dhe qeverisë vendore”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here