Konfirmoi largimin nga Top Channel, zbulohet posti dhe emri i emisionit që do drejtojë Sokol Balla

0

Në natën e ndërrimit të viteve, Sokol Balla lajmëroi me anë të një statusi në Twitter, largimi ne tij nga Top Channel, por nuk dha shumë detaje se çfarë do të bënte në të ardhmen.

Loading...

Por sot janë zbuluar detaje të reja se çfarë do të ndodh me Ballën. Sipas Gazetës Ekspress, Sokol Balla pritet që të marrë rolin e drejtorit ekzekutiv në Vzion Plus.

Po ashtu mësohet se gazetari do të drejtojë një emision politik, i cili do të jetë emisioni kryesor në këtë televizion.

Pas 12 vitesh ai është larguar nga Top Channel ku ishte drejtor informacioni dhe gjithashtu drejtues i emisionit “Top Story”. Mendohet se emisioni i ri i Ballës do të quhet “Real Story”.

Mesa duket Balla e ka menduar mirë emrin e emisionit, pasi në intervistën e fundit me Ramën kur u ngacmua nga kryeministri për largimin e tij nga Top Channel, Balla tha: Nuk ka rëndësi të jesh on the top, rëndësi ka të jesh real story.

Loading...

Lini nje pergjigje