Bushati: Rama do të markohet si pasardhës i Konicës dhe Skënderbeut, por ka mbushur vendin me drogë!

0
227
Analisti Andi Bushati, duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit”, u shpreh se kryeministri Edi Rama është duke krijuar një markë ose brand, duke i thënë shqiptarëve që ta besojnë sepse është pasardhës i Konicës dhe Skënderbeut.

“Padyshim nuk është punë as e qeverisë dhe as e politikës. Ky është një shërbim në emër të interesave të çastit. Politika shqiptare kështu  i ka shfrytëzuar figurat historike. Skënderbeun e ka shfrytëzuar Zogu, e ka shfrytëzuar Enveri, e shfrytëzoj Saliu, po e shfrytëzon Rama, ku është e veçanta? Me Edi Ramën dhe pushtetin e sotëm. Rama ndjek një teori që është shumë e përhapur në botën e sotme neoliberale. Edi Rama do të prevalojë jo si një njeri që qeverisë Shqipërinë por si një markë që duhet besuar me sy mbyllur. Edi Rama është brendi me të cilin Shqipëria krenohet në Europë. Edi Rama ngaqë nuk merret dot me problemet e qeverisë, ngaqë nuk i jep dot zhvillim vendit, thotë që më besoni mua si markë. Duke asociuar emrin e tij me emrin e Skënderbeut, me emrin e Faik Konicës apo Fan Nolit thotë: “Më besoni mua se unë jam pasardhësi i tyre. Nuk ka rëndësi se çfarë bëj, nuk ka rëndësi se mbush vendin me drogë, e mbush vendin me koncesione, unë jam Edi Rama, pasardhësi i tyre që duhet të më besoni”. Ky është përdorimi i ri që sipas meje i ka shtuar një tradite të vjetër.” – u shpreh Bushati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here