Zidane i beson Benzemasë

0
149

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane vazhdon të shpreh admirimin e tij për sulmuesin Karim Benzema, pavarësisht se lojtari po tregon paraqitje të dobëta këtë sezon.

Zinedine Zidane nuk ka asnjë dyshim në aftësitë e sulmuesit Karim Benzema dhe e konfirmoi edhe një herë tjetër se ka besim tek ai.

Kjo deklaratë erdhi pas disa lajmeve, ku thuhej se Benzema ishte lënduar pas El Clasicos, por Zidane thotë se kjo ka ndodhur para saj, ashtu edhe siç thotë vet lojtari.

“Pas El Clasicos ai ndjeu diçka. Por, pastaj ai tha se kjo kishte ndodhur para El Clasicos. Unë i besoj atij”, tha Zidane gjatë konferencës për media para ndeshjes me Numancia në Copa del Rey.

Benzema për shkak të një lëndimi, do të mungojë në tre javët e para të janarit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here