Victor Valdes mbyll karrierën dhe rrjetet sociale

0

Dëmtimi në ndeshjen me Celta Vigo në vitin 2014 kompromentoi përfundimisht karrierën e tij. Këputja e krociatit të ligamentit të gjurit të djathtë, bëri që Victor Valdes të humbasë vendin në skuadrën më të bukur dhe fortë të futbollit evropian.

Ish-mbrojtësi ekstrem i Barcelonës nuk e harron kurrë atë ndeshje, atë ditë, atë moment. Në vitin 2014 u fikën projektorët për atletin spanjoll, që deri në atë moment kishte shënuar një karrierë brilante, pjesë e një prej skuadrave që shkruajtën historinë e futbollit.
Loading...

Tanimë në moshën 35-vjeçare, Valdes ka vendosur të tërhiqet përfundimisht nga futbolli, e ndërkohë të ndërpresë edhe komunikimin në rrjetetet sociale, duke sjellë edhe një herë në kujtesë deklaratën e tij pas rikthimit nga dëmtimi, se: “nuk më pëlqen fama dhe shpresoj që kur të fiken dritat, të mos më gjejnë”.

Pas dëmtimit në vitin 2014, Valdes u largua nga Barcelona për të provuar një eksperiencë të shkurtër te Manchester United, që fillimisht e lëshoi me huazim te Standard Liege, e sezonin e shkuar u bë pjesë e Midlesbrough.

Loading...

Lini nje pergjigje