Trump i përgjigjet kërcënimit të Jong-un: Ta lajmerojë dikush se këmbëza ime e armës bërthamore….

0

Presidenti amerikan, Donald Trump i është përgjigjur liderit të Koresë Veriore, Kim Jong Un, i cili është lavdëruar se e ka “butonin atomik” në tavolinën e tij, duke i tërhequr vërejtje se Shtetet e Bashkuara e kanë këmbëzën atomike “më të madhe dhe shumë më të fortë”.

“Lideri verikorean, Kim Jong Un tha se pulla butoni është në tavolinën e tij gjatë gjithë kohës”, ka shkruar Trump në rrjetin Twitter, dhe ka shtuar se “Ju lutem a mundet dikush prej regjimit të tij të shterur dhe pa ushqim, ta informoje se unë, po ashtu, e kam butonin atomik që është shumë më i madhe dhe më e fuqishem se ajo në dorën e tij”.

Gjatë fjalimit të tij vjetor me rastin e Vitit të Ri, Kim Jong Un ka tërhequr vërejtjen për atë që ai e ka quajtur “buton bërthamor” në tavolinën e tij dhe armatim, për të cilin ai pretendoi se mund të arrijë çdokund në Shtetet e Bashkuara, por tha se ai do ta përdorte atë vetëm nëse siguria e Phenianit është e kërcënuar.

Lini nje pergjigje