Shokon babai i këngëtares së njohur: Fantazma e saj më viziton që kur vdiq

0

Vdekja e këngëtares së njohur Amy Winehouse disa vite më parë, la të pikëlluar shumë fansa të saj.

Ajo vdiq në moshë 27-vjeçare duke shokuar botën e muzikës, ndërsa miliona fansa të Amy Winehouse u trishtuan për humbjen e saj.

Më shumë se 6 vjet nga vdekja tragjike e këngëtares, i ati Mitch thotë se vajza e tij është mjaft prezente në jetën e përditshme dhe se fantazma e saj e viziton rregullisht në shtëpinë e tyre në Kent.

Në një intervistë për The Sun babai i këngëtares tha se shpirti i Amy vjen dhe ulet në fund të krevatit të tij dhe ai është rehat duke e ditur që vajza është ende me të.

“Në fakt tre vjet nga vdekja e saj mendoja se një ditë ajo do të kthehej në një formë apo një tjetër, dhe ajo erdhi, jo zikisht, por shpirtërisht gjatë gjithë kohës”, ka thënë Mitch.

Amy Winehouse la gjurmë në muzikën botërore me disa hite të sajat.

Lini nje pergjigje