Berisha: Rama i jep vëlla Olsit 2660 m2 tokë publike, për të ndërtuar kullën ‘Kristaq Rama’

0

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar një tjetër skandal, të qeverisë Rama. Përmes një dokumenti të publikuar në Facebook, Berisha denoncon vendimin e qeverisë, se si Rama po shpërblen me 2660 m2 tokë publike kullën 24 katëshe ‘Kristaq Rama’.

Sipas tij Rama largoi me lezet një nga investitorët më seriozë në Shqipëri, si investitori i rrjetit të hoteleve ‘Sheraton’, për ta zëvendësuar atë me një kullë 24 katëshe, e cila do të jetë dhe hoteli i ri në Shqipëri, pronë e Olsi Ramës.

Ja postimi i Berishës:

Kulla 24 katëshe “Kristaq Rama” shpërblehet me 2660 m2 tokë publike!?!?!

Të dashur miq, kulla 24 katëshe “Kristaq Rama”, me vendim Nr 728; dt 8-12-2017 të Edvin Kristaq Rames, shpërblehet me 2660 metër katror tokë publike të Sheshit Italia, për oborr dhe ndërtimin e parkingut nëntokësor. Kështu, vëllezërit Olsi dhe Edvin, pas përzënies me lezet dhe sukses të Sheratonit nga Shqipëria, heqjes së TVSH për hotele si i tyre 24 katësh, tani bënë me parking dhe oborr, duke plaçkitur tokën publike, kullën që duket se do mbajë emrin e babait të tyre biologjik, Kristaq Rama.

Ky akt i shëmtuar kriminal, kjo plaçkitje me vendim qeverie e pronës publike është një kushtrim i vërtet për çdo shqiptar për t’u ngritur me guxim kundër plaçkitësve që nuk njohin ligj as dhe moral, dhe përmbysur sa më parë regjimin e tyre të urryer! sb

Lini nje pergjigje