Qëlluan me armë në lagjen ku vdiq adoleshenti, zbardhet dëshmia e kushërinjve

0
165

Tre kushërinjtë Lika, të arrestuar nën akuzën se kanë qëlluar me armë natën e ndërrimit të viteve në lagjen ku u gjet i vdekur adoleshenti Klejdi Gjeta në Kurbin,  kanë pranuar  para uniformave blu se kanë qëlluar për të festuar.

Burime nga policia thanë se ata nuk kanë dhënë indice lidhur me vendndodhjen e armës me të cilën dyshohet se kanë qëlluar natën e ndërrimit të viteve. Ndërkohë, policia është ende në këkrim të armës.

Alban Lika, 25 vjeç, Ernis Lika, 20 vjeç dhe Arber Lika, 18 vjeç, të tre banues në Kurbin, janë vënë në pranga një ditë më parë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në orën 00:30 të 1 Janarit, këta tre shtetas dyshohet se duke lëvizur me automjetin tip Benz që drejtohej nga Alban Lika, në Sanxhak, kanë qëlluar me armë zjarri, njofton Policia.

Automjetit ja kishin hequr targat kur kanë qëlluar me armë zjarri.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti së bashku me targat të cilat ishin në bagazh, 19 gëzhoja dhe një fishek model 56, kalibri 7.62. mm. Tre të rinjtë kanë filmuar veten teksa gjuanin me armë zjarri.

https://www.dailymotion.com/video/x6chrsc

Kujtojmë se në lagjen Sanxhak, më 1 Janar është gjetur i pajetë edhe 16-vjeçari Klejdi Gjeta.

Policia njoftoi se ai hipi në tarracën e shtëpisë private për të plasur fishekzjarrë dhe është gjetur më pas nga familjarët në tarracë, pa shenja jete me një dëmtim në kokë. Nga ekspertiza paraprake, dyshohet se është goditur nga një plumb qorr i kalibrit 7.62 mm, model 56, i cili iu gjet në kokë dhe u bllokua me cilësinë e provës materiale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here