Padia e Veliajt/ Kraja: Nuk tërhiqem, i është bërë atentat demokracisë

0

Këshilltari i Partisë Demokratike në këshillin Bashkiak të Tiranës, Akil Kraja e konsideron padinë e bërë nga kryebashkiaku Veliaj ndaj tij si një atentat të demokracisë lokale.

Loading...

Në një intervistë të dhënë për “Channel One”, Kraja thotë se kjo padi ka ardhur pas deklarimeve të tij se çmimi i ujit të pijshëm është rritur, fakt që sipas tij do të ndjehet nga të gjithë qytetarët e Tiranës.

Akil Kraja: Kjo është një tentativë për të mbytur dhe trëmbur zërin opozitar. Kjo është një tentativë e cila është në kuadrin e një konteksti kombëtar që kërkon të censurojë, godasë e trëmb fjalën e opozitës si në Parlament ashtu dhe në nivelin lokal. Të padisësh për shpifje një këshilltar bashkiak, që është në kuadër të detyrës së tij, që shpreh opinionet e tij për të mbrojtur interesat e qytetarëve, nuk është atentat ndaj një këshilltari por atentat ndaj qytetarërisë, të vërtetës dhe demokracisë.”

Kraja thotë se pavarësisht veprimit të kryetarit të bashkisë, ai nuk do të tërhiqet nga denoncimi i problemeve të qytetarëve të Tiranës.

Akil Kraja, këshilltar: Ai nuk do dialog dhe politikë moderne e europiane, por kërkon politikë të shtypjes, të trëmbjes, të gjyqit apo të censurës. Nuk ka shans që Erion Veliaj të më trëmbë mua apo të gjtihë opozitën dhe jam i bindur që protestat e janarit do i tregojnë se qytetaria nuk ka vdekur, një komb nuk mund të dezertojë dhe që shqiptarët do të bëjnë gjithçka për të tkurrur kapjen e shtetit të një regjimi autoritar.

Më 15 nëntor të vitit të shkuar, këshilltari Kraja deklaroi se çmimi i ujit të pijshëm në Tiranë u rrit me 40% për qëllime korruptive, deklaratë pas së cilës kryebashkiaku bëri padinë ndaj tij për “Mashtrim”.

Loading...

Lini nje pergjigje