Mustafi flet për Sanchez dhe Ozil

0
181

Shkodran Mustafi ka insistuar se sagat e vazhdueshme rreth kontratave të bashkëlojtarëve të tij në Arsenal, Alexis Sanchezit dhe Mesut Ozilit, janë të parëndësishme për aq gjatë sa dyshja prodhon rezultate në fushë.

Sanchezit dhe Ozilit u skadojnë kontratat me Arsenalin në verën e këtij viti dhe spekulimet rreth së ardhmes të tyre nuk kanë të ndalur pasi që të dy janë të lirë të gjejë marrëveshje me skuadra jashtë Anglisë.

Paris Saint-Germain dhe Manchester City janë të interesuara për Sanchezin, ndërsa Barcelona dhe Manchester United për Mesut Ozilin.

Ndërkohë, mbrojtësi shqiptar i Kombëtares gjermane, Shkodran Mustafi, ka theksuar se atij i intereson vetëm kur ata janë në fushën e lojën dhe jo thashethemet për të ardhmen e tyre.

“Titujt e gazetave, kjo është diçka personale për ta. Ata vendosin [për të ardhmet e tyre] bashkë me trajnerin, prandaj s’më bën shumë për atë. E vetmja gjë për të cilën na bënë është kur ata janë në fushë, ata japin gjithçka [nga vetja]. Kjo ma lehtëson punën, sepse kur i shoh njerëzit para meje që japin gjithçka, atëherë edhe unë dua të jap gjithçka”, ka thënë ai.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here